Bayerni i magjepsur nga Bounou, portieri i Marokut mund të jetë zëvendësuesi i Neuerit

Dy portierët më të mirë të Botërorit në “radarët” e Bayern Munich. Pas Dominik Livakovic, klubi gjerman po mendon edhe për  Yassine Bounou, portierin që ishte ylli i ecurisë së bujshme të Marokut, të ndërprerë vetëm dje nga Franca në gjysmëfinale.

 Sipas “TZ”, portieri i Sevillas i ka pëlqyer shumë Oliver Kahn, i cili e ndoqi nga afër në më shumë se një rast. Prandaj, Bounou mund të jetë ai që do të zëvendësojë Manuel Neuerin e dëmtuar deri në fund të sezonit.