A do të jetë Coman në finalen ndaj Argjentinës? Federata franceze jep lajme rreth mesfushorit

Për pak më pak se tre ditë, kombëtarja e Francës do të ketë mundësinë të fitojë për të dytën herë radhazi, Kupën e Botës në Katar 2022. Përballë Argjentinës së Lionel Messit, i cili mungonte në stërvitje këtë të enjte, blutë do të kenë të gjithë lojtarët në dispozicion. Nëse Dayot Upamecano dhe Adrien Rabiot, janë rikthyer në stërvitje, Kingsley Coman, i sëmurë, duket më pak shqetësues sesa pritej.

Viktimë e një "sindrome të vogël virale" , Kingsley Coman qëndroi në hotel, por vetëm "si një masë paraprake, pasi sipas asaj që bën të ditur Federata Franceze e Futbollit në faqen zyrtare: “Gjendja e tij nuk ngjall shqetësim të veçantë për finalen e së dielës.”