SYRI TV/ Tiranë, protestë e banorëve në njësinë nr.4: Banesat tona janë të rregullta

Ndonëse dhjetëra banesa të qytetarëve në pallatin nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë janë vlerësuar për të marrë dëmshpërblim për shkak të dëmtimeve nga tërmeti, prej dy ditësh atyre u është kërkuar që të largohen nga shtëpitë pasi ato do të prishen.

Banorët thonë se kjo po bëhet për t’i hapur rruge ndërtimeve të bashkisë pasi shtëpitë ata i kanë riparuar dhe dëmtimet kanë qenë të nivelit Ds3 dhe Ds2. Në këtë nivel dëmtimi banesat duhet të riparohen dhe jo të shkatërrohen.