Kopshti zoologjik suedez eutanizon shimpanzetë që u arratisën dhe endeshin të lira

Katër shimpanze u arratisën nga mbyllja e tyre në një kopsht zoologjik suedez dhe nisën të bredhin lirshëm përpara se të kapeshin të mërkurën, sipas mediave suedeze. Disa nga kafshët duhej të eutanizoheshin, të viheshin në gjumin e vdekjes.

Annika Troselius, zëdhënëse e shtypit për grupin që drejton kopshtin zoologjik Furuvik, tha për të përditshmen Expressen se kafshët duhej të eutanizoheshin sepse nuk kishte qetësues të mjaftueshëm për të gjitha.

Ajo tha se shimpanzetë janë kafshë të forta dhe të rrezikshme dhe fokusi kryesor i kopshtit zoologjik "është që asnjë njeri të mos lëndohet".

Troselius i tha radios suedeze se edhe shimpanze e pestë besohet të jetë larguar nga rrethimi i saj, megjithëse nuk kishte detaje të tjera të menjëhershme.

Ishte e paqartë se si gjitarët ishin në gjendje të shpëtonin nga rrethimi i tyre.

“Na duhej të eutanizonim tre nga shtatë shimpanzetë tona sot dhe është jashtëzakonisht e dhimbshme për të gjithë ne”, tha kopshti zoologjik në një postim në Instagram.

“Këta janë individë për të cilët jemi kujdesur, i kemi njohur dhe mbrojtur”.