Anëtari i kryesisë së CDU-së pret Bylykbashin në Berlin: Vendet e BP i përkasin Europës dhe asnjë vendi tjetër
Anëtari i kryesisë së grupit parlamentar të CDU z. Olav Gutting ka pritur sot në Berlin Nënkryetarin e PD-së Oerd Bylykbashin.
Në postimin e tij në Facebook, Olav Gutting thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Europës dhe asnjë vendi tjetër, duke dhënë një mesazh të qartë për qeveritarët e këtij rajoni të cilët janë nën ndikimin e drejtëpërdrejtë të fuqive të tjera si Rusia dhe Kina.
Postimi i plotë:
Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Europës dhe asnjë vendi tjetër. Bisedë me Nën/kryetarin e PD-së, Oerd Bylykbashi në Berlin.