Përleshje me hunj dhe gurë mes ushtarëve indian dhe kinez përgjatë kufirit të diskutueshëm

Disa ushtarë indianë mbetën të plagosur pas një përplasjeje fizike me ushtarët kinezë në kufirin mes dy vendeve në Yangtse, Taëang në Arunachal Pradesh, një territor i kontestuar.

Përplasja ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar por vetëm së fundmi është bërë publike. Në pamjet filmike dallohet grupi i ushtarëve indianë teksa sulmojnë me shkopinj druri dhe metalikë ushtarët kinezë duke i shtyrë pas, në një zonë që është e ndarë me tela me gjemba.

Autoritetet indiane pretendojnë se Kina kërkon të pushtojë këtë territor duke kryer ndërtime të paligjshme, të cilat më pas i popullon me banorë. Janë rreth 600 fshatra të tilla përgjatë kufirit në Himalaje.