Meta: ‘Qeveria bandë’ nuk financon arsimin dhe kulturën për të krijuar tensione artificiale

Kryetar i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës duke e quajtur një ‘ qeveri bandë’ dhe se kërkon të nënshtrojë mendimin e lirë të studentëve dhe pedagogëve.

Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se ‘nuk është e rastësishme politika që ajo  ndjek për të mos financuar arsimin dhe kulturën, për të mos mbështetur Universitetin, për të krijuar tensione artificiale financiare ndaj universiteteve, ndaj pedagogëve, stafeve akademike dhe ndaj studentëve’.

Postimi i plotë:

Qeveria Bandë nuk mund të nënshtrojë mendimin e lirë të studentëve dhe pedagogëve. Nuk është e rastësishme politika që ajo  ndjek për të mos financuar arsimin dhe kulturën, për të mos mbështetur Universitetin, për të krijuar tensione artificiale financiare ndaj universiteteve, ndaj pedagogëve, stafeve akademike dhe ndaj studentëve.