Tiranë, 36 vjeçari denoncon në polici se i kanë vjedhur paratë nga biznesi

Një 36 vjeçar ka denoncuar në komisariatin nR.2 se në biznesin që ai administronte i kanë vjedhur një shumë të caktuar parash.

"Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është paraqitur shtetasi A. S., 36 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën "Vaso Pasha", në biznesin që administron, i kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.