'Më preku në pjesën intime', Kehlani tregon se u sulmua seksualisht në Britani

Këngëtarja Kehlani pretendon se një pjesëtar i audiencës në shfaqjen e tyre në Mbretërinë e Bashkuar të hënën "e preku në pjesët intime" teksa po kalonte përmes një turme.

“Kam bërë video pas video pas video dhe e kam fshirë sepse nuk dua asnjë video me mua aq të zemëruar, të mërzitur”, shkroi ajo në Instagram dhe e fshiu.

Këngëtarja 27-vjeçare e "You Should Be Here", e cila po performonte në O2 Victoria Warehouse në Mançester, Angli, shtoi: "Nuk më intereson se sa seksuale e konsideroni muzikën time, performancat e mia, argëtimin tim me miqtë e mi duke kërcyer në klube...

Kjo nuk i jep asnjërit prej jush të drejtën të kalojë një kufi si futja e duarve në të brendshmet e mia për të PREKUR ORGANIN TIM GJENITAL, ndërsa unë po kaloja nëpër një turmë pas performancës."

Disa ditë pasi ndodhi incidenti, Kehlani u dha fansave një përditësim se si ishte.

"Çkemi djema. Thjesht doja të vija këtu dhe t'u falënderoj të gjithëve që më keni shkruar dhe mbështetur në çfarëdo mënyre gjatë dy ditëve të fundit," shkroi këngëtarja e "Nights Like This" në një video në TikTok të mërkurën. 

Kehlani e mbylli mesazhin e saj duke falenderuar “ata që u kujdesën për të”.

Kehlani ka qenë gjithmonë një mbështetëse e zjarrtë e grave që janë sulmuar seksualisht. Në tetor, ajo festoi dënimin e aktorit të "Superfly" Kaalan Walker, i cili u dënua për përdhunimin e katër grave dhe tre vajzave adoleshente që ai takoi në rrjetet sociale.