‘Miliarda euro po grabiten nga qeveria’/ Korrupsioni në Dogana, shembja me tritol e ‘Prestige Resort’, Vasili: SPAK të veprojë
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka ngritur alarmin për abuzimin e qeverisë me vjedhjen e miliardave euro në aferën e Portit te Durresit, apo dhe me skandalin e inceneratorëve.
Në lidhje me aktin e paligjshëm të qeverisë, për shembjen me tritol në dhunim të ligjit të Prestige Resort, Vasili thotë se “për shkak te Edi Rames dhe qeverise paguhen qindra milion euro per Arbitrazhet e humbura se kane prishur kontratat ne menyre te paligjshme”.
Në reagimin e tij, Vasili thotë se SPAK nuk po vepron për të gjitha skandalet ku është përfshirë qeveria, edhe për korrupsionin në Doganën e Portit të Durrësit të denoncuar nga News24, dhe ngre pyetjen se “me regji të kujt?”
“E gjithe kjo baderdi e provuar me fakte dokumente e prova gjemon e bubullon sa degjohet gjer nd Uashington e Bruksel vetem SPAK-u ketu ne Tirane nuk degjon gje.
Kujt i duhet ky SPAK, qe s’vepron apo me keq akoma vepron me regji?
Nje SPAK si mjet ne duart e qeverise, qe e perdor per te bere shantazhin e radhes brenda vetes apo kunder kundershtareve politike eshte shnderrimi i SPAK ne nje instrument jo ne sherbim te ligjit, por te Mafies politike rilindase”, shkruan Vasili.
REAGIMI I PLOTE
Miliarda euro po grabiten, SPAK-u, qe nuk vepron dhe me regji kujt i duhet më?
?Grabiten miliarda dhe pastrohen para sheshit ne aferen gjigande te Portit te Durresit.
?Inceneratoret te denoncuar me qindra dokumente e prova vazhdojne gllaberojne miliona.
?Hidhet ne ere nga Edi Rama Prestige Resort ne dhunim te çdo ligji.
?U hodh ne ere Teatri duke dhunuar cdo ligj.
?Presidenti Meta ju drejtua SPAK kohe me pare qe te hetonte ligjet me porosi qe votonte Parlamenti i Rilindjes.
?Vrasje shteterore te te rinjve si Klodian Rasha etj ku shteti manipulon e mashtron me provat dhe pergjegjesit rriten ne pergjegjesi.
?Per shkak te Edi Rames dhe qeverise paguhen qindra milion euro per Arbitrazhet e humbura se kane prishur kontratat ne menyre te paligjshme duke filluar nga Agon Chanel.
?Koncesione miliardere gjithfaresh te rrugeve te Shqiperise qe gllaberijne miliarda.
?Korrupsion i provuar ne Dogana kur po behet baderdia.
?Korrupsion qindra milion euro me energjine elektrike.
?Korrupsion i provuar me fakte per dhjetra milion euro ne ujesjellsa per prokurime te paqena.
?Korrupsion qindra milion euro i dokumentuar me Rilindjen Urbane.
?Korrupsion me gjoja investimet strategjike qe po ndajne dhe shesin Shqiperine copa copa mes Edi Rames dhe qeverise.
?Korrupsion me cmimin e naftes ku oligarke e qeveri vjedhin me qindra milion euro nga xhepat e qytetareve te thjeshte
?Kontrolli i Larte i Shtetit dokumenton deme ekonomike me qindra milion euro.
E gjithe kjo baderdi e provuar me fakte dokumente e prova gjemon e bubullon sa degjohet gjer nd Washington e Bruksel vetem SPAK-u ketu ne Tirane nuk degjon gje.
Kujt i duhet ky SPAK, qe s’vepron apo me keq akoma vepron me regji?
Nje SPAK si mjet ne duart e qeverise, qe e perdor per te bere shantazhin e radhes brenda vetes apo kunder kundershtareve politike eshte shnderrimi i SPAK ne nje instrument jo ne sherbim te ligjit, por te Mafies politike rilindase.
Nje SPAK i tille eshte kunder popullit, kunder interesave publike, kunder interesave kombetare pra eshte jo thjesht nje deshtim, por nje demtues publik shume i madh.
SPAK-u duarlidhur dhe pa veprim e ka humbur ende pa e filluar betejen me korrupsionin, me besimin e qytetareve dhe integritetin ligjor te tij.
Ndaj cdo debat per SPAK-un dhe kush zgjidhet a nuk zgjidhet ne krye te tij eshte me zero interes per sa kohe qe miliarda euro vazhdojne te grabiten qetesisht nga qeveria pa i hyre asnje gjemb ne kembe.
SPAK-u, qe “bubullon” per nje ark peshk dhe nuk vepron kur grabiten miliarda euro nuk i duhet më as dreqit!