Sekuestrohet 1.2 ton kokainë e fshehur mes bananeve/ Kontenierët erdhën nga Ekuadori

1200 kilogramë kokainë janë gjetur në portin e Vlissingen nga doganierët holandez.

Droga ishte e fshehur në dy kontejnerë me banane dhe sipas Prokurorisë Publike arrinte vlerën e 95 milionë eurove.

Kontejnerët erdhën nga Ekuadori dhe u transportuan në Vlissinges nëpërmjet Antëerp.

Kokaina u copëtua në pako nga një kilogram secila dhe më pas u asgjësua. Rasti po hetohet nga një njësi speciale e përbërë nga forca të policisë detare, doganave, hetimeve financiare dhe prokurorisë.

Antëerp dhe porti holandez i Roterdamit janë portet kryesore të hyrjes në Evropë për trafikun e kokainës.