Turqia: Do të vazhdojmë bisedimet me Ukrainën dhe Rusinë, shpresojmë të arrijmë një armëpushim dhe më pas paqen
Turqia ka bërë me dije se do të vazhdojë bisedimet me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan edhe më herët ka deklaruar se nëse nuk do të arrihet një marrëveshje për grurin dhe shkëmbimin e të burgosurve atëherë sipas tij do të jetë e vështirë të ketë një marrëveshje të paqes.
“Ne e kemi parë se me marrëveshjen për grurin dhe me shkëmbimin e të burgosurve se si mund të hapet rruga drejt paqes dhe t’i jepet një mundësi diplomacisë.
Ne po vazhdojmë bisedimet tona me Putinin dhe Zelenskyn dhe shpresojmë të arrijmë fillimisht një armëpushim dhe më pas një paqe të qëndrueshme në rajonin tonë”, ka thënë më tej Erdogan.