FOTO/ Përmbytet për herë të tretë brenda muajit, fshatin Murqine i Krujës
Pa kaluar as 48 orë nga tërheqja e lumit Ishëm, përmbytje të tokave bujqësore paraqiten për herë të tretë brenda një muaji në fshatin Murqine të Krujës.
Dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur nga kanali kryesor, i cili në vend që të mbledhë ujërat e t’i dërgojë për në lumë, bën rol të kundërt duke futur ujin që mbledh dhe ujin e lumit, nëpër ara, duke bërë që rruga e lagjes fundore të këtij fshati të bëhet e kalueshme vetëm me automjete të larta, si pasojë 10 familje të izolohen e dhjetëra hektarë tokë të përmbyten.
Niveli i ujit nëpër ara vijon të rritet dhe gjithçka varet nga prurjet nga zona e Tiranës dhe përreth.