Mot me reshje të përqendruara në veri, temperatura në rritje deri të premten
Qëndra ciklonike vijon të jetë aktive në mesdhe duke mbajtur mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe stuhi në vendin tonë deri në orët e para të mëngjesit.
E enjte, data 15 dhjetor 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në mëngjes, gjatë ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drjetim Jug me shpejtësi 15 -20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 8/12°C
Zona e ulët 12/21°C
Zona bregdetare 14/19°C
Moti do të jetë me vranësira reshje shiu . Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 6 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 4°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 10°C -13°C .
E premte, data 16 dhjetor 2022
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me stuhi në zonën e Shkodrës, pjesa qëndrore dhe jug lindja do të jenë me diell dhe vranësira. Era do të jetë me drjetim Jug - Lindje me shpejtësi 15 -20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 8/16°C
Zona e ulët 10/25°C
Zona bregdetare 12/23°C/Sipas RTSH