Eksodi masiv/ Çerenishti: Pagat e ulëta po i detyrojnë shqiptarët të lëvizin nëpër botë

Zëvëndëskryetari i Unionit Artistik Shqiptar Fatos Cerenishti i ftuar në “Këndin e Pano Sokos” në Syri Tv ka komentuar fenomenin e kohëve të fundit në Shqipëri për ikjen masive të qytetarëve drejt vendeve të huaja.

Sipas Cerenishtit ky trend vjen si pasojë e politikave jo të mirëfillta të universiteteve pasi nuk po lejojnë të  nxjerrin  nxënës të kualifikuar në fusha të ndryshe të punësimit e si pasojë qytetarët do të detyrohen të bëjnë punë joprofesionale më paga të ulëta, gjë e cila i  detyron qytetarët të lëvizin nëpër botë.

"Kemi pasur shumë probleme porsa i përket fuqisë punëtore sidomos këto dy vitet e fundit e kemi ndjerë edhe më shumë, ky vit edhe më keq akoma  Sektori i turizmit është zhvilluar shumë kohët e fundit dhe kërkesa për punëtorë të kualifikuar ka qënë shumë e madhe  e cila ka qënë një ngërç pasi këta janë punëtorët tanë. Kemi pasur deficit dhe defiçiti do të jetë edhe në vitet në vazhdim. Nuk shoh ndonjë zgjidhje. Kemi marrë në konsideratë shkolla profesionale  të cilat janë në një nivel shumë të dobët sepse nuk prodhojnë nxhënës të kualifikuar që në ti fusim menjëherë në punë. Do të jetë një problem në vazhdimsi, nuk besoj së do të ketë një zgjidhje afatshkurtër. Duhet të ulemi me kënbë në tokë ta zgjidhim punën. Rreth 400 mijë qytetarë kanë ikur në 10-të vjeçarin e fundit, që i bijë shumë, 40 mijë në vit. Ne kemi një fat të madh që kemi mbi 100 mijë student nëpër universitete, shkollat e mesme që edhe ato janë një numër i konsiderueshëm,  nëse në gjejmë politika stimuluesë për këtë numër të madh të kësaj kategorie mund ta zbusim pak situatën."