Maroku u hodh në sulm, por Ounahi dhe Ziyech nuk arritën t’i kthenin në gol mundësitë e krijuara.

Më pas ishte Franca që pati dy mundësi për të shënuar, por nuk u treguan të saktë. Fillimisht gjuajtja e Mbappes u ndal nga një maroken te vija e portës dhe më pas Giroud, pasi topi u devijua, gjuajti jashtë portës.

Maroku pati mundësinë më të mirë për të shënuar në fundin e pjesës së parë, por tentativa me roveshatë e Al Yamiq u ndal nga shtylla dhe Lloris. Me këtë rezultat u mbyll fraksioni i parë, ndërsa në të dytin “Luanët e Atlasit” u hodhën sërish në sulm.

Kështu në minutën e 53-të marokenët mund të shënonin, por Konate rrëshqiti në momentin e fundit dhe shpëtoi një gol të pastër.

Marokenët vazhduan të luanin në sulm dhe francezët kërcënuan me kundërsulme. Dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes Kolo Muani zgjidhi çështjen e fituesit. Mbappe u çlirua me mjeshtëri nga tre kundërshtarë dhe i dha topin perfekt Kolo Muanit i cili ishte i vetëm në anën tjetër. Ai nuk e pati një punë të vështirë dhe vetëm e shtyu topin në portën e zbrazët për 2-0 finale dhe kalimin e Francës në finalen e dytë radhazi të Botërorit.

BUT : 🇫🇷 Randal Kolo Muani (79e)

pic.twitter.com/ljWjspZFVe

— Emboucaneur_13 (@Emboucaneur_13) December 14, 2022

Finalja mes Francës dhe Argjentinës do të luhet të dielën me fillim nga ora 16:00, ndërsa në të njëjtën orë një ditë më parë Maroku dhe Kroacia do të luajnë një ndeshje për vendin e tretë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/14/auto_o--1671051819.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Kupa e Botës/ 'Përrallës' së marokenëve i vjen fundi, Franca triumfon dhe i bashkohet Argjentinës në finale

Kupa e Botës në Katar ka njohur sonte edhe finalisten tjetër të këtij kompeticioni madhor.

Pas suksesit të Argjentinës ndaj Kroacisë mbrëmjen e djeshme sot ishte radha e Francës që të arrinte një fitore madhështore 2-0 kundër Marokut duke prerë kështu një biletë për në finale.

Djemtë e Didier Deschamps e nisën vrrullshëm sfidën, teksa vetëm pas vetëm pesë minutave, Hernadez kaloi “Gjelat” në epërsi. Ishte një sulm i parë i gjatë dhe i rrezikshëm dhe pas goditjes së Mbappes, topi përfundoi te mbrojtësi i Milanit, i cili me një lëvizje akrobatike kaloi Francën në avantazh.