VIDEO/ Veprim i bukur akrobatik, Franca ndëshkon shumë shpejt Marokun

Franca ka kaluar shumë shpejt në avantazh 1-0 në përballjen me Marokun, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

Në minutën e 5’ ishte Theo Hernandez ai i cili shënoi për “Gjelat”. Ishte një sulm i parë i gjatë dhe i rrezikshëm dhe pas goditjes së Mbappes, topi përfundoi te mbrojtësi i Milanit, i cili me një lëvizje akrobatike kaloi Francën në avantazh.