Përplasja e Ramës me Kim për SPAK/ Murrizi: Një lojë ku të gjithë kanë kafshuar njëri-tjetrin
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Myslim Murrizi i ftuar në edicionin e pasdites me Juli Krisafin në Syri Tv ka komentuar kandidaturat për kreun e ri Prokurorisë së Posaçme dhe përplasjen e Yuri Kim me Edi Ramën.
Murrizi është shprehur se Yuri Kim teksa thirri 11 anëtarët e KLP-së dhe loboi për kandidatin e preferuar të saj, ndërkohë theksoi se 3 kandidatët në garë janë më të mirë sesa kreu aktual pasi nuk vijnë nga regjimi bastard i diktatorit.
“Nuk e di se përse e kanë kaq siklet, të dyja palët, porsa kohë që aty janë në garë 3 prokurorë të cilët kanë kaluar Vettingun dhe teorikisht janë “të barabartë për nga certifikata e virgjërisë” dhe në bindjen time është shumë e shumë herë më i mirë nga ky që është (Arben Kraja). Të paktën këta të tre nuk kanë qënë hetues të komunizmit, nuk kanë mbaruar ekonomi politike, nuk vijnë nga regjimi bastard i diktatorit. Nuk e di pse është kjo beteja! Çfarë halli kanë?! Ambasadorja ka që në datën 1 që ka thirrur në rezidencë 11 anëtarët e KLP-së, i fundit ka qënë dje. Dikujt i ka thënë emrin që e preferon, e dikujt i ka lënë të kuptohet për atë që ata duan.
Ndoshta e shikojnë si prodhim të tyre përderisa kanë investuar qindra miliona dollarë në këtë reformë për të cilën jo vetëm unë, por edhe ata vetë sot shohin që është një reformë që nuk ka arritur atë qëllim për të cilin është ngritur, duke besuar unë në SHBA dhe jo në ambasadorët që kanë patur qëllimin e mirë sepse nuk besoj se kanë pasur qëllim që të gjithë oficerët e sigurimit, të gjithë gjyqtarë hetues e prokuror të regjimit bastard komunist të kalonin Vettingun. Kjo është një lojë ku të gjithë kanë kafshuar njëri-tjetrin pa e patur atë tagër kafshimi”, u shpreh Murrizi.