Projekti i Portit të Durrësit, Goci: Skemë piramidale, Rama ka kapur të gjithë shtetin

Aktivisti Ervin Goci, deklaroi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv se projekti i Portit të Durrësit nuk ka të bëjë me një aktivitet ekonomik pasi taksat janë treguesi më i fortë i një aktiviteti ekonomik, të cilat qeveria i ka hequr. Goci tha se kemi të bëjmë me një skemë piramidale të ngritur nga qeveria.

"Gjithë kjo para që pompohet, që rrit çmimet, mua më fut në kredi që se paguaj dot, e ha banka, sistemi dhe të tjerat.

Kemi një pronë, nga krahu tjetër s’kemi asgjë. Prona e jona e përbashkët po gërryhet e po bëhet pluhur. Kush është aktiviteti ekonomik?

Aktiviteti ekonomik është toka jonë publike dhe paratë e qytetarëve që fusin dhe hedhin në lavatriçen e kësaj piramide.

Jemi në një balonë, ata që futen atje janë viktimat, të gjithë jemi në këtë balonë, por këta janë pak më lart.

Skemë e qartë vjedhje, skemë piramidale e ngritur, e shitur, e mbrojtur dhe e iniciuar nga shteti shqiptar që është i kapur."-tha Goci.