Danaj: Projekti i Portit të Durrësit për të pastruar paratë e korrupsionit dhe vjedhjes së qytetarëve
Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv projektin e Portit të Durrësit dhe shitjen e apartamenteve ende pa u ndërtuar. Vjoldi Danaj tha se ka filluar shitja pasi janë qarkulluar paratë e pisëta dhe kjo është arsyeja pse po bëhet ky projekt.
“Kemi një 3D që po shitet, para të grumbulluara nga PPP-të dhe korrupsioni, vjedhjet e qytetarëve. Diku këto para duhet të pastrohen.
Ua ka dhënë qeveria dhe po ua merr prapë në mënyrë private me këto projekte. Kjo që po shitet në ajër, si puna e piramidave në 97-ën.
Po vijnë, po e shesin me atë çmim, thonë po e marrim në vend të parë, po e marrim në një vend që do bëhet luksi i gjithë Adriatikut, por në të vërtetë asgjë nuk do ndodhi atje.
Jemi përballë një risku të madh, shteti shqiptar në vend që të parandalojë dhe të kërkojë studime të thelluara për çfarë po ndodh, thjesht po i nxit, ‘shkoni, do bëhet e madhe, më e madhe, ju do fitoni’, ky është mashtrim.”-tha Danaj.