Vdekja e të riut shqiptar në Angli, u asfiksua pasi 'shtëpia e barit' mori flakë, pranga 44-vjeçarit
Zbardhen detaje nga vdekja e 24-vjeçarit shqiptar, Mariglen Ruçi i cili u gjet i pajetë si pasojë e zjarrit që përfshiu shtëpinë e barit ku ai ndodhej për të ruajtur bimët e kanabisit në Angli.
Ngjarja e ndodhur mëngjesin e së hënës ka rezultuar fatale për të riun i cili u asfiksua nga flakët që përfshinë ndërtesën ku kultivoheshin bimët e kanabisit.
Trupi i tij i pajetë u gjet brenda banesës, ndërsa për ngjarjen është arrestuar një 44-vjeçar si i akuzuar për incidentin që mund të ketë shkaktuar zjarrin.
Fqinjët kanë dhënë dëshminë e tyre mbi ngjarjen, duke e cilësuar si diçka të tmerrshme, pasi e gjithë banesa ishte përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit.