Eksperti: Planin e biznesit për Portin e Durrësit e bëjnë më mirë studentët! Korrupsioni i lartë...
Eksperti i ekonomisë, Mirdaim Axhami, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv projektin e Portit të Durrësit dhe kritikat e Dhomës Amerikane të Tregtisë për klimën e biznesit.
Eksperti Axhami deklaroi se emigrimi masiv i të kualifikuarve është kthyer në shqetësim të madh. Sakaq, ai theksoi se problem mbetet korrupsioni, prokurimet publike dhe aplikimi i një sërë taksash.
"Ky është problemi kryesor që bizneset kanë deklaruar në këtë kërkim të Dhomës Amerikane të Tregtisë. I dyti tregues në nivelet më të këqija, ekonomia informale, prokurimet publike, duket se ka një zhvendosje të treguesve nga njëri vit tek tjetri.
Në këtë strishën e kuqe, portokalli, e verdhë, për të shkuar tej ajo jeshile, ngelen të përfshira edhe burokracitë qeveritare, korrupsioni dhe niveli i përgjithshëm i taksave të aplikuara. Këto janë disa nga treguesit me nivelet më të ulëta sa i përket këtij indeksi.”-tha Axhami.
Sa i përket projektit të Portit të Durrësit, eksperti u shpreh se kemi të bëjmë me një port të vogël me 280 vënde ankorimi. Sipas tij, do të kemi një kompleks apartamentesh ndërsa shtoi se plani i biznesit është më i dobët se ai që mund të bëjnë studentët.
“Kompleks shitjesh apartamentesh, kur shikon planin e biznesit që ka shqoëruar gjithë kalimin e marrëveshjes dhe miratimin në parlament, jam krenar për studentët në fakultetin tonë, ju themim që për një plan biznesi të konkretizojnë. Them me bindje se është një plan më i dobët se sa mund të bënte një student.”-tha Axhami.