", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/14/auto_I-1671026379.png", "width": 900, "height": 507 } }

Aktori Jean-Claude Van Damme viziton Ukrainën

Aktori Jean-Claude Van Damme ndodhet për një vizitë në Ukrainë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës përmes një video që ka shpërndarë në rrjete sociale.

Në videon, e shpërndarë në Twitter, aktori shfaqet duke pozuar me banorët vendas, teksa ka shprehur mbështetjen e tij duke thënë “Lavdi Ukrainës”.

“Ai, si askush tjetër, e di se çfarë është ndikimi i dyfishtë”, thuhet më tej në postim.

Krahas Van Damme, të shumtë kanë qenë artistët që kanë vizituar Ukrainën e kanë shprehur përkrahjen e tyre për t’i dalë në ndihmë vendit gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Rusia ndërkohë ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të këtij viti.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ditë më parë po ashtu u shpall ‘Njeriu i Vitit’ nga revista Time në shenjë mirënjohjeje për udhëheqjen e tij gjatë luftës.

Ai kishte refuzuar të largohej nga Kievi në momentin kur nisi pushtimi, ndërsa theksoi: “Lufta është këtu. Unë kam nevojë për armë, jo për një udhëtim”.