Deschamps merr lajmin e mirë para gjysmëfinales me Marokun

Lajm i mirë për Didier Deschamps përpara gjysmëfinales së sotme kundër Marokut.

Përmirësohen Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano, që munguan në stërvitjen e djeshme për shkak të problemeve shëndetësore.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Noel Le Graet, i ka qetësuar të gjithë francezët, duke deklaruar: “Kisha përshtypjen se kushdo që ka pasur grip apo ftohje është mirë këtë mëngjes”.

Të dy ka shumë mundësi ta nisin si titullar sfidën ndaj Marokut.