U kritikua nga ndjekësit për fotot me Kevin Spacey, reagon Burak Özçivit: Bëra atë që ishte e nevojshme

Aktori i njohur turk Burak Özçivit është takuar me aktorin amerikan Kevin Spacey në Katar, ku ishte i ftuar nga biznesmeni Adel Ali Bin Ali me të cilin publikoi dhe disa foto me të në Instagram.

Mirëpo fansat e 37-vjeçarit kanë reaguar të acaruar ndaj veprimit të Burak pasi Kevin Spacey është akuzuar kohëve të fundit për abuzim seksual.

Reagimi më i ashpër ndaj Özçivit erdhi nga aktorja Tuba Ünsal. Unsal, e cila kritikoi ashpër takimin e Ozçivit me Spacey-n ku u shpreh: “Duke pozuar krah për krah me një aktor që po gjykohet për ngacmim dhe përdhunim, kundër të cilit e gjithë bota qëndron kundër parave!”.

Burak Özçivit ka reaguar menjëherë pas kritikave të shumta që mori ku fshiu menjëherë fotot me aktorin amerikan dhe i kërkoi ndjesë ndjekësv të tij.

Gjatë deklaratës së tij Özçivit u shpreh se nuk e dintë për akuzat e Kevin dhe se i ka mësuar më vonë dhe theksoi: “Bëra atë që ishte e nevojshme menjëherë”.

Özçivit shtoi gjithashtu për kritikët: “Mos u bëni aq të ulët sa të përpiqeni të përfitoni nga çështje të tilla të cilat janë shumë të ndjeshme.”