SYRI TV/ Klima e biznesit, AMCHAM kritikon qeverisë, Jaço: Problem korrupsioni dhe sundimi i ligjit
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço, hodhi kritika ndaj qeverisë lidhur me klimën e biznesit dhe investimet e huaja në vend. Sipas tij, problem kryesor mbetet korrupsioni, monopolet dhe mungesa e sundimit të ligjit. Jaço ngriti edhe shqetësimin për impaktin negativ te emigrimit në ekonomi, ndërsa bëri thirrje të merren masa që shqiptarët ta ndërtojnë të ardhmen ne vendin e tyre
Nga SYRI TV
Korrupsioni, monopolet dhe mungesa e sundimit të ligjit po pengojnë investimet e huaja në Shqipëri. Kështu deklaroi kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaçe në konferencën “Forcat e punës dhe sfidat e së ardhmes”, nga ku kritikoi qeverinë për burokracinë, ndërsa theksoi se problem kyç mbetet tregtia e ndershme.
Sipas Jaços, emigrimi ka pasur një impakt negativ në bizneset e vendit, për shkak të mungesës së fuqisë të kualifikuar punëtore. Ai theksoi më tej se lufta kundër pastrimit të parave të pista është faktor kryesor për ta bërë tregun atraktiv.
Kreu i Dhomës Amerikan të tregtisë, apeloi që të merren masat për zgjidhjen e këtyre problemeve, në mënyrë që shqiptarët të ndërtojnë të ardhmen ekonomike në vendin e tyre.