SYRI TV/ PD: Projekti i ndërtimeve ‘Alabar’, vjedhja më e madhe e pronës publike

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po i vjedh dy herë shqiptaret përmes projektit Alabar dhe atij të ndërtimit të portit të ri të Durrësit në Porto Romano.

Në një deklaratë për mediet, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo deklaroi se edhe projekti me PPP për ndërtimin e Portit të ri është një skemë mashtrimi  të cilën do t’u duhet shqiptarëve që ta paguajnë.