SYRI TV/ Elbasan, invalidët futen në grevë urie: Na është hequr pagesa higjieno-sanitare

Disa invalidë në qytetin e Elbasanit nisën këtë të mërkurë një grevë urie, për shkak se pretendojnë se u janë përgjysmuar pagesat e KEMP-it. Invalidët thonë se përgjysmimi i pagesave të KEMP-it ka nisur prej muajit tetor, ndërsa nga ky vendim janë prekur rreth 380 anëtarë të kësaj shoqate.

Invalidët thonë se qeveria u ka hequr pagesën higjieno-sanitare. Ata thonë se me shumën e parave që marrin aktualisht, nuk mund të përballojnë kushtet e jetesës. Shoqata e Invalidëve thotë se greva e tyre do të vijojë deri në zgjidhje të këtij problemi.