‘Reforma qesharake’/ Bushati: Rama e Kim po bëjnë si dashnorë të mërzitur

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, shkëmbyen disa mesazhe në distancë në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Ambasadorja tha se ka presione për të zgjedhur një drejtues të SPAK që manipulon hetimet.

Kurse Rama u përgjigj duke thënë se kreun e SPAK nuk e zgjedh ambasada amerikane.

Por kjo lojë ‘luftash’ mes tyre vetëm sa ka shtuar ironinë në median sociale, në një kohë kur shumica dërrmuese e shqiptarëve e shohin reformën në drejtësi si të dështuar.

Sipas analistit Andi Bushati, Rama dhe Kim po e bëjnë pocaqi këtë reformë.

“E bënë pocaqi sy gjithë botës këtë reformën qesharake në drejtësi me këto deklaratat prej dashnorësh të mërzitur, Rama Kim”, shkruan Bushati.