Shtyhet gjyqi i Arbër Paplekaj, ish-efektivi i akuzuar për vrasjen e 21 prillit 2021

Gjyqi ndaj Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, është shtyrë përsëri.

Shkak ishte kërkesa e prokurorisë për të marrë më shumë kohë në dispozicion. Atyre u duhet të japin një mendim për kërkesat paraprake të avokatëve të të pandehurve.

Gjithçka ndodhi katër ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Paplekaj ishte pjesë e grupit të Partisë Demokratike, që ishte ngritur me qëllim mbrojtjen e votës.

Atë ditë, pas një sherri verbal, u përdorën edhe armë, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në repartin e forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që, sipas tij, po blinin vota.