Dhunoi babanë dhe i dëmtoi makinën, arrestohet 28-vjeçari

Një 28-vjeçar është arrestuar në Durrës për dhunë në familje.

N. B., banues në lagjen nr. 7, Durrës ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe më pas i ka dëmtuar atij automjetin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, si dhe i ka dëmtuar atij, automjetin”, njofton policia.