", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/December/14/auto_Screenshot_11671007539.jpg", "width": 900, "height": 466 } }

Pas humbjes me Argjentinën, video që po njollos imazhin e Kombëtares së Kroacisë

Tani që Kroacia u eleminua ndoshta ka pak rëndësi por një video që po qarkullon në rrjet orët e fundit mund ta njollosë sado pak imazhin e skuadrës ballkanase që këtë botëror fitoi zemrat e shumë njerëzve.

Pas fitores ndaj BraziIit në çerekfinale, lojtarët e ekipit të Dalic kanë festuar të gjithë së bashku por duke kënduar këngët e një autori dhe kompozitori i njohur për prirjet e tij naziste.

Ata dëgjohet teksa të gjithë bashkë këndojnë këngën e Marko Perkovic, këngë që i referohet regjimit "Herceg-Bosna" i njohur si projekt kriminal nga Gjykata e Hagës. 

‘Për boshnjakët, Herceg-Bosna (termi i përdorur në këngë) simbolizon: kampet e përqendrimit, përdhunimet, torturat, punën e skllevërve, persekutimin, vrasjet…’ është mbishkrimi i videos së publikuar.