Një ndër konkurrentet më të komentuara në 'Përputhen' pjesë e 'BBV2'?!

Është përfolur se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë me 24 dhjetor, pra natën e Krishtlindjeve.

E teksa të gjithë e presin me padurim, prej disa javësh janë ‘zbuluar’ dhe disa prej emrave të konkurrentëve të cilët do të jenë pjesë e spektaklit të madh.

Së fundmi burime për “Vip Magazine” kanë zbuluar se ish-konkurrentja e “Për’puthen” Tea Trifoni i ka thënë ‘Po’ ftesës nga produksioni.

Kujtojmë se Tea ishte vajza që rrëmbeu vëmendjen e publikut në edicionin e dytë të “Për’puthen” për historinë e saj të dashurisë me Bleart Rexhepin por edhe pas përfundimit të programit ish-konkurrentja ka vazhduar të përflitet për jetën e saj personale.