Itali, goditet me thikë për vdekje një shqiptar, pak pasi dërgoi të birin në kopsht

Itali - Një ngjarje e hidhur ka ndodhur në Rocca Priora, pranë Romës. Viktima, një burrë shqiptar,  u gjet në agoni në shtëpi, por përpjekjet për ta kthyer në jetë qenë të pasuksesshme. Atij iu gjetën në trup, plagë thike.

Një shqiptar është vrarë në Rocca Priora, në qendër të Castelli Romani. Ai u gjet në gjendje shumë të rënda në shtëpinë e tij nërrugën Sassone dhe përpjekjet e mjekëve të urgjencës 118 për ta ringjallur ishin të kota.

Viktima, 49-vjeçar me kombësi shqiptare, quhet Petrit Caka. Ai duhet të ishte sulmuar egër pas kthimit në shtëpi, pasi kishte shoqëruar fëmijët në shkollë. Ai rezultoi se ishte frekuentues i sallave të lojërave dhe të basteve.

Ka dhënë alarmin, mëngjesin e vonë të datës 13 dhjetor, vetë bashkëshortja e tij, e cila më pas ka telefonuar në numrin e urgjencës.

Hetuesit kanë identifikuar në trup, plagë të shkaktuara nga arma me tehe. Karabinierët e rajonit lokal dhe të Grupit Frascati po hetojnë ngjarjen dhe tashmë e kanë izoluar shtëpinë.