Askush si Messi në Kupën e Botës

Kombëtarja e Argjentinës do të luajë finalen e Kupës së Botës kundër Francës ose Marokut, pasi mundi 3-0 Kroacinë, me një gol të Leo Messit dhe dy të Julian Alvarez.

“Pleshti” arriti rekordin historik të pjesëmarrjes në 20 gola në historinë e Botërorit dhe kryeson listën.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” ka shënuar 11 gola në historinë e Kombëtares së Argjentinës në Kupat e Botës dhe ka kaluar Gabriel Omar Batistutën dhe ka kontribuar me nëntë asistime.

Ai kaloi Miroslav Klosen, Ronaldon, Gerd Muller dhe Pele, të cilët kanë shënuar dhe aistuar në total në 19 raste.

Lista e lojtarëve me më shumë gola dhe asistime në historinë e Kupave të Botës:

Lionel Messi                  20: 11 gola dhe 9 asistime

Miroslav Klose              19: 16 gola dhe 3 asistime

Ronaldo:                        19: 15 gola dhe 4 asistime

Gerd Muller                  19: 14 gola dhe 5 asistime

Pele                                19: 12 gola dhe 7 asistime