VIDEO/ Argjentina me një këmbë në finale, Messi dhe Alvarez dhurojnë show ndaj Kroacisë

Argjentina ka hipotekuar fitoren, teksa ka trefishuar rezultatin 3-0  ndaj Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

Në mintën e 69’ – Lionel Messi dhuron show në fushë që i zhvlerëson gjithë paraqitjen e deritanishme kroatit Gvardiol, duke e dribluar disa herë dhe në fund shërben për Alvarez, i cili e dërgon lehtësisht në rrjetë.