Rama: Ambasadat e tjera nuk kanë rëndësi, prandaj njoftuam vetëm largimin e Yuri Kim

Edi Rama thotë se Yuri Kim do të largohet nga Shqipëria, ndryshe nga sa shprehu ajo sot, kur u shpreh se do të ishte këtu edhe për ca kohë. 

Gjatë një komunikimi për mediat, Rama tha se procedurat për largimin e ambasadores kanë nisur, duke mbrojtur njoftimin e Olta Xhaçkës se Kim shumë shpejt do të linte Shqipërinë. 

I pyetur se pse Qeveria reagoi vetëm për lëvizjen e Yuri Kim dhe jo për ikje-ardhjet e ambasadorëve të shteteve të tjera, Rama tha se ambasadat e tjera nuk kanë rëndësi. 

Rama: Nuk është thyer asnjë etikë e asnjë lloji. Procesi për zëvendësimin e ambasadores ka nisur siç është thënë nga Ministria e Jashtme. E ka nisur DASH, jo ne, si për të gjithë ambasadorët që vendos kur bëhet fjalë vetëm për ambasadorët e SHBA. Ne Amerikën e kemi të veçantë dhe nuk komentojmë për të gjithë ambasadorët. Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë nëse mund ta përdorim kështu me metaforën e krisjeve. Kemi patur dje një takim të gjatë konstruktiv dhe miqësor. Asnjë problem.