'Ishalla ju pushton prapë Serbia!' Fifi frustrohet me ndjekësin

Fakti që janë personazhe të njohur publik i vendos ata përballë komenteve të shumta.

Mirëpo përpos komenteve pozitive, me shumicë janë edhe ato negativet kundrejt artistëve tanë.

Së fundmi Filloreta Raçi e njohur si Fifi shumë e tmerruar ka ndarë në Instastoryn e saj një koment që ka marrë nga një ndjekës i saj. Fakti që ata janë persona të ndjekur, nuk do të thotë që mund të durojnë çfarëdo komenti.

Personi në fjalë i ka shkruar këngëtares duke u lutur që Serbia ta pushtojë Kosovën.

“Dhe ja pra miq, e nis një super dite dhe vjen një koment i tillë…sa i ligë duhet të jesh t’ i urosh fatkeqësi dikujt. Sa i ligë duhet të jesh që t’i urosh hyrjen e armikut në konak dhe po flasim për të njëjtit që na shkatërruan emocionalisht, ekonomikisht, psikologjikisht, na vranë e na përdhunuan e na masakruan….na lanë mbrapa në çdo aspekt. E sikur ky komenti kam marrë edhe disa të tjerë të cilat nuk e di pse nuk i kom nxjerr ma herët. Më vjen keq që bëhemi bashkë veç kur ka ndeshje futbolli, bëhemi patriotë veç kur bëhet gol”, shkruan Fifi.