Miqësore speciale në Katar/ Legjendat përballë punëtorëve, arbitër Infantino

Në pritje të gjysmëfinales së parë të Botërorit, ka ndodhur një ngjarje speciale në Katar.

Në stadiumin “Al Thumama” në Doha është zhvilluar një ndeshje miqësore mes disa kampionëve të mëdhenj të futbollit dhe punëtorëve.

Në petkun e arbitrit ka qenë presidenti i FIFA-s, Giani Infantino.

Ndërsa në fushë janë shfaqur legjendat e futbollit si: Alesandro Del Piero, Marko Materazi dhe shumë yje si Kafu, Xhon Terri, Sedorf, Roberto Karlos.