‘Takohen dy hebrenj’/ Zelensky tregon barsoletën brilante për Putinin

Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky ishte i ftuari i prezantuesit të njohur amerikan, David Letterman, në një program për Netflix.

Deklaratat e tij në këtë emision bënë shumë bujë, ndërsa ai tha se lufta do merrte fund në rast se Vladimir Putin do vdiste.

Zelensky tregoi edhe një barsoletë për ushtrinë e diktatorit të Kremlinit, Vladimir Putin. Barsoleta e tij me dy hebrenjtë u bë virale. Kujtojmë se vetë Zelensky është hebre.

Dy hebrenj takohen në Odesa. Njëri pyet:

-Si është situata, çfarë thuhet?

-Epo, çfarë të thonë, thonë se ka luftë.

-Çfarë lufte?

-Rusia është në luftë me NATO-n.

-Hë, si po shkon lufta?

-Epo rusët kanë humbur 70 mijë trupa, kanë harxhuar të gjitha raketat, shumë pajisje ushtarake u janë shkatërruar.

-Po NATO?

-Cila NATO? NATO nuk ka ardhur akoma.

Propaganda ruse e Putinit deklaron vazhdimisht se Rusia është në luftë me NATO-n në Ukrainë.