Arsenali interesohet për sulmuesin e Atletico Madridit, Matheus Cunha

Arsenali është i interesuar që ta përforcojë skuadrën me elementë cilësorë.

Një ndër emrat më të lakuar këto ditë, për majën e sulmit, është futbollisti i Atletico Madridit, Matheus Cunha.

Lojtari po pëlqehet shumë nga londinezët të cilët po e konsiderojnë blerjen e tij, pas lëndimit të Gabriel Jesusit.

Mbetet të shihet nëse do të ketë diçka konkrete ditëve në vijim në lidhje me këtë çështje.