Ukriana: Sulmet në Dnipropetrovsk dëmtojnë shtëpitë dhe linjat e energjisë elektrike
Sulme të rënda dhe zjarr artilerie u raportuan në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës gjatë natës, tha një zyrtar ushtarak ukrainas në Telegram të martën.
Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, tha se raketat grad dhe artileria e rëndë u qëlluan në komunitetet e Nikopol, Chervonohryhorivka dhe Marhanets.
Nuk raportohet për viktima.
"Shtatë sulme dhe më shumë se 50 predha armike mbi qytete dhe fshatra paqësore. Rusët terrorizuan rrethin e Nikopolit gjatë gjithë natës," tha ai.
Linjat e energjisë dhe ndërtesat, përfshirë shtëpitë, u dëmtuan në Nikopol, i cili ndodhet përtej lumit nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia i pushtuar nga Rusia.
Në Chervonohryhorivka, linjat e energjisë u dëmtuan së bashku me më shumë se 10 shtëpi.