Masakra në Australi, shkon në 6 numri i viktimave

Gjashtë persona, përfshirë dy oficerë policie kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri që janë regjistruar në Australi.

BBC raporton se policia mori një telefonatë dje nga qyteti i vogël Wyampilla, si pjesë e një hetimi për një person të zhdukur, i cili ishte në kërkim nga policia sepse ndaj tij rëndojnë akuza për vepra penale. Kur policët “shkua në vendngjarje, ata u sulmuan nga personat që po i bënin pritë”, tha presidenti i sindikatës së policisë së Queensland, Ian Livers.

''Dy policë u ekzekutuan në gjakftohtësi”, shtoi ai.

Dy viktimat, Matthew Arnold, 26 vjeç dhe Rachel McRaw, 29, sipas shtypit australian ishin ende herët në karrierën e tyre. Ata bënë “sakrificën përfundimtare për të garantuar sigurinë e komunitetit tonë”, tha shefja e policisë së Queensland, Katarina Carroll. Një banues i zonës, 58 vjeç, u godit gjithashtu nga një plumb dhe u shpall i vdekur “në vendngjarje” nga policia.

Pas goditjes së parë, në vendngjarje është dërguar një njësi speciale për ndërhyrje.

Pak pas orës 22:30 (me orën lokale), dy burra dhe një grua, të dyshuar për vrasjet kanë mbetur të vdekur, pasi janë qëlluar nga policia.

Motivi i masakrës mbetet i paqartë. Autorët janë ende në kërkim, tha policia në një konferencë për shtyp. Banorëve u është kërkuar të qëndrojnë brenda deri në një njoftim të dytë.

“Kryeministri australian Anthony Albanese tha se ishte një “ditë e rëndë për familjet dhe miqtë” e oficerëve të policisë së Queensland që humbën jetën në krye të detyrës