Parashikimi i motit për ditën e martë, 13 dhjetor 2022

Për ditën e martë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensite të ulët. Ditën e Mërkurë reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe në orët e vona të mbrëmjes reshjet hera-herës fitojnë itensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Ditën e enjte përsëri reshjet me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash. Për ditën e premte rikthehen përsëri reshjet me intensitet të lartë.

Zona e veriut dhe ajo e qendrës parashikohen me mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat pas orëve të mesditës do të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Zona e jugut parashikohet me mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale.