Aksident në 'Rrugën e Kombit', makina përplaset me trafikndarësen, një e plagosur

Një automjet me të cilin udhëtonin drejt Kukësit një çift bashkëshortësh humbi kontrollin në Rrugën e Kombit duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë gruaja ka marrë plagë të lehta dhe është transportuar në spitalin e Kukësit nga kalimtarë të rastit. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Kolsh, 7 km larg Kukësit.

Automjeti me të cilin udhëtonte çifti është goditur nga pas nga një automjet tjetër, i cili nuk ka ndaluar. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.