Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagoset rëndë drejtuesi i motoçikletës
Një aksident me pasojë plagosjen e një 72-vjeçari ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Sipas raportimeve, një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i saj.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të mjetit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.