", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/August/18/auto_Grenell-Kurti1660837328.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Grenell sulmon Kurtin: Ai po krijon kaos, populli i Kosovës meriton më mirë

Ish i dërguari i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për zhvillimet e fundit në veri.

Grenell ka shkruar në rrjete sociale se Kurti po krijon kaos.

“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po krijon kaos të njëanshëm në veri dhe po përpiqet qartë të shpërqendrojë popullin e Kosovës nga politikat e tij katastrofike ekonomike. Deklarata e ambasadorëve të Quintit për shtyrjen e zgjedhjeve është reaktive, e ngadaltë dhe e dobët”, ka shkruar Grenell.

“Kurti ka thyer në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e Brukselit dhe Marrëveshjen e Uashingtonit. Ai ka hedhur poshtë çdo ide amerikane që i është paraqitur. Dhe Departamenti Amerikan i Shtetit DUHET të bëhet më i ashpër me të. Ai vazhdon të mbjellë kaos. Populli i Kosovës meriton më mire”, ka shkruar Richard Grenell.