Shpallja ‘non grata’ e Berishës/ David Philips: Nuk u zbatuan parimet themelore të ligjit

Drejtori i Institutit për paqen në Universitetin Columbia, David Philips tha se ajo që kemi parë në Shqipëri gjatë rrugëtimit të ambasadores amerikane Yuri Kim, është shpallja ‘non grata’ e kreut të PD-së Sali Berisha.

I ftuat në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai tha se çdo individ ka të drejtë të njihet me dosjen e tij dhe të drejtën për të apeluar.

Ai shtoi se në rastin e Berishës nuk u zbatua ligji që ai të përballet me akuzuesit e tyre.

"Çfarë kemi parë gjatë rrugëtimit të Kim është vendimi për Sali Berishën. Nëse një individ, qoftë Berisha apo dikush tjetër, ata duhet të kenë akses në dosjen e tyre. Të kenë të drejtën për të apeluar, të përballen me akuzuesit e tyre dhe ky është një parim themelor përsa i përket zbatimit të ligjit, por këto parime nuk u zbatuan.

Fakti që SHBA po lufton kundër korrupsionit, kjo duhet bërë në bashkëpunim me të gjitha qeveritë dhe duhet të jetë proces transparent bashkëpunues dhe pa surpriza. Luftimi i korrupsionit duhet të vazhdojë fort dhe kushdo të jetë në krye duhet të vazhdojë procesin që ai të jetë transparent dhe t’i lejojë të gjithëve aksesin në dosjen e tyre dhe t’i lejojë të gjithëve të drejtën për apelim”- tha ai.