Makina përplas për vdekje këmbësorin në Divjakë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Çermë të Divjakës.

Mësohet se shtetasi Sh.D., 53 vjeç, duke drejtuar mjetin tip 'Benz', ka përplasur për vdekje I.Sh., 77 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 20:00, në fshatin Çermë e Sipërme, shtetasi Sh. D., 53 vjeç, banues në Zharrnec, duke drejtuar automjetin tip "Benz" ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, i cili ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.