Formacionet zyrtare/ Angli-Francë, Southgate dhe Deschamps rreshtojnë titullarët

Publikohen formacionet titullare të ndeshjes së fundit çerekfinale të “Katar 2022”, Angli – Francë. Si Gareth Southgate ashtu edhe Didier Deschamps nuk kanë bërë ndryshime krahasuar me sfidat e fazës së 1/8-ave.

Phil Foden do të luajë nga minuta e parë te “Tre Luanët”, sikurse në ndeshjen me Senegalin, ndërsa te Franca i beson “tredhëmbëshit” Mbappe-Giroud-Dembele, me Griezmann me të tërhequr në mesfushë.